Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zbulohen pikët/ Si votoi Shqipëria në garën për Topin e Artë, kush i mori pikët maksimale

Zbulohen pikët/ Si votoi Shqipëria në garën për Topin e

FUTBOLL - Si kurrë më parë dhe si askush tjetër, Lionel Messi ka fituar çmimin më të madh individual për futbollistë – Topin e Artë, për të 7 herë.

Por si votoi Shqipëria?

Gazetari shqiptar Besnik Dizdari mësohet t'i ketë dhënë maksimumin, pra 6 pikë, mesfushorit italian të Chelsea, Jorginho. Me 4 pikë është vlerësuar Lionel Messi dhe pas tij vijnë Robert Lewandowski (3), Leonardo Bonucci (2) dhe Pedri (1).

Përveç lojtarit më të mirë, është votuar po ashtu edhe për portierin më të mirë, ku Dizdari ka vlerësuar Donnarumman me 3 pikë, Martinez (2) dhe Mendy (1).

Pikët për Topin e Artë:

1-Jorginho (6)

2- Lionel Messi (4)

3- Robert Lewandowski (3)

4- Leonardo Bonucci (2)

5- Pedri (1)

Pikët për portierin:

1-Gigi Donnarumma (3)

2-Emiliano Martinez (2)

3-Edourd Mendy (1)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore