Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zapata nuk bindet për forcën e Interit: Ndaj nesh vuajtën shumë

Zapata nuk bindet për forcën e Interit: Ndaj nesh vuajtën

Interi kryeson renditjen e kampionatit italian me 6 pikë më shumë se Milani ndjekës dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur, megjithatë sulmuesi i Atalantës Duvan Zapata nuk është i bindur për forcën e zikaltërve.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, sulmuesi kolumbian ka theksuar se Interi nuk është skuadra më e mirë e kampionatit, por thjesht ka pasur kohë më shumë për të përgatitur ndeshjet me detaje.

“Nuk mendoj se Interi është skuadra më e fortë e kampionatit, por thjesht ka pasur më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet me detaje. Eliminimi nga Europa ua ka dhuruar këtë mundësi. Kundër nesh fituan, por vuajtën shumë, ashtu si?5 kanë vuajtur edhe herë të tjera kur jemi përballur”, tha Zapata.

Sulmuesi kolumbian ka luajtur 129 ndeshje me fanellën e Atalantës dhe ka shënuar 61 gola, ndërsa këtë sezon synon që të fitojë një trofe me zikaltrit, duke qenë se do të diskutojë finalen e Kupës së Italisë me Juventusin.

“Nuk zgjedh dot mes një vendin në zonën Champions dhe Kupës së Italisë, pasi i dua të dyja, Do të ishte shumë bukur të fitonim një trofe këtë sezon dhe besoj se do t’ia dalim”, deklaroi kolumbiani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore