
Xhimshiti humbet Poloninë! Dëmtimi në ndeshjen ndaj Napolit do ta lërë mbrojtësin kuqezi dy javë pushim
Dëmtimi në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, do ta lë mbrojtësin kuqezi dy javë pushim.
Berat Djimsiti do të humbasë me shumë mundësi debutimin e përfaqësueses shqiptare në eliminatoret e kampionatit europian euro 2024. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Polonisë më 27 mars por edhe pse ka ende thuajse dy jav kohë, dëmtimi sado i lehtë i Gjimshitit në ndeshjen Naj napolit në kampionat do ta mbajë atë të paktën dy javë pushim.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por trajneri i Atalantës i pyetur për gjendjen e qendërmbrojtësit ka thënë se do të jetë i gatshëm pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, cka e bën të pamundur disponibilitetin e Gjimshitit nmdaj trajnerit kuqezi Silvinjo javën e ardhshëm kur fillon edhe grumbullimi për ndeshjen ndaj Polonisë. Gjatë ditës Atalanta do të dijë më saktë seriozitetin e dëmtimit të pësuar nga qendërmbrojtësi kuqezi.
Shkakton penallti dhe lë Romën me një lojtarë më pak në humbjen 4-2 me Sassuolon
Marash Kumbulla shijoi golin e parë sezonal të enjten e kaluar. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, vulosi triumfin 2-0 të Romës përballë Real Sociedad. 23-vjeçari shënoi me kokë në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Europa League.
Por në duelin e çmendur ndaj Sassuolos në kampionatin italian, Kumbulla humbi durimin, goditi me shkelm Berardin (45+3’) dhe la Romën me dhjetë lojtarë.
Një veprim ky që sigurisht ndikoi edhe në rezultatin e takimit dhe nisurnga mardhënia jo shumë e mirë e mborjtësit kuqezi me trajnerin Mourinho, për shkak të aktivizimt të pakët, kjo situatë pritet t’i përshtjellojë gjërat për Marash Kumbullën.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka arritur të shënojë 8 gola deri më tani në Ukrainë
Taulant Seferi është përshtatur për mrekulli te Vorskla Poltava në Ukrainë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, realizoi dygolëshin e dytë radhazi në kampionat këtë fundjavë.
Skuadra e 26-vjeçarit nga Kumanova, mori një pikë pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Veres-Rivne. Seferi zhbllokoi takimin në minutën e 25’ me një gol shumë të bukur.
“Ish”-i i Tiranës tregoi aftësitë e bomberit duke befasuar mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli i dytë erdhi pesë minuta nga fundi falë një penalltie të saktë. Seferi ndodhet në formë të shkëlqyer dhe është ngjitur në shifrën e 8 golave në kampionatin ukrainas.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare po kalon një formë shumë të mirë në Poloni
Ernest Muçi është bërë përsëri protagonist në Poloni. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, dha një asist fantastik në sfidën e javës së 24-t, mes Legias dhe Stal Mielec (2-0).
Muçi shërbeu saktë në fillimin e pjesës së dytë për Pekhart, i cili me kokë e çoi topin në rrjetë. Gjërat u bënë më të thjeshta për Legian që në vijimin e lojës shënoi dhe golin e dytë dhe mori maksimumin e pikëve.
Muçi ishte në fushë për 84 minuta, duke marrë një vlerësim pozitiv për paraqitjen e tij në këtë përballje. Ai po ashtu e ka gjetur dhe tre herë rrugën e rrjetës në kampionatin polak. Legia ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 49 pikë, ndërsa ka një diferencë prej 9 pikësh me Rakow e vendit të parë.
Këtë herë sulmuesi i kombëtares sonë shënoi nga penalltia me Granadën e tij
Myrto Uzuni është kthyer në një makineri goli për skuadrën e Granadës. Sulmuesi shqiptar ka tundur përsëri rrjetën mbrëmjen e sotme, duke shkuar në kuotën e 19 golavë në kampionat. Një shifër mjaft e lartë, që dëshmon pastër formën e jashtëzakonshme që beratasi po kalon këtë sezon.
Granada fitoi një penallti në minutën e 70 dhe Uzuni shkon pranë 11 metrave për ta dërguar më pas topin në rrjetën e Ponferadinës. Sulmuesi i Kombëtares ka humbur edhe një rast të pastër në pjesën e parë të ndeshjes, teksa portieri kundërshtar i mohoi golin me pritjen e tij./ Top Channel








Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


