Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Xavi: Turp që nuk morëm diçka, të bëhemi bisha ndaj Bayernit

Xavi: Turp që nuk morëm diçka, të bëhemi bisha ndaj

Xavi Hernández mbeti shumë i zhgënjyer nga humbja e Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Betisit. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes ai deklaroi:

“Ne meritonim më shumë, është turp që nuk morën diçka nga kjo ndeshje. Jam shumë i inatosur me golin që pësuam, sepse kishim punuar shumë për të shmangur gabime të tilla. Nuk e meritonim humbjen. Jam krenar për skuadrën, tani duhet të ndryshojmë çipin”.

Pavarësisht kësaj humbjeje, ndoshta edhe të papritur, Xavi pret reagimin në ndeshjen e Championsit, kundër Bayernit.

 “U kam thënë lojtarëve se jam krenar. Tani duhet të luftojnë si bisha për të fituar në Mynih. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shkojmë për të fituar. Gjithçka varet nga këmbët tona.”

Lidhur me Dembélénë, ai shpjegoi se francezi “gjeneron entuziazëm, sepse është një lojtar i madh. Është pikë referimi, Dembélé që duam”.

Kurse për Araujo-n, ai theksoi se “është një mbrojtës i jashtëzakonshëm, fiton duele dhe luan mirë në kokë… do ta ndihmojmë që të përmirësohet. Ai është brutal, një shkëmb. Nëse duam të luajmë me vijën mbrojtëse në qendër të fushës, është privilegj ta kemi”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore