Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Willian arratiset nga Brazili mes kërcënimeve: "Familja ime sulmohet sa herë që..."

Willian arratiset nga Brazili mes kërcënimeve: "Familja ime

Kthimi në shtëpi nuk është gjithmonë një gjë e bukur, edhe për lojtarët më të mirë. Për këtë mund të pyetet Dani Alves, i cili pas përvojës së tij te Paris Saint-Germain vendosi të rikthehet në Brazil, në Sau Paulo, vetëm për t’u kthyer në Europë, duke shpjeguar se në vendin e tij nuk ka asnjë mirënjohje për atë që ka bërë gjatë viteve.

Dhe tani edhe Willian, i cili pas eksperiencave të tij në Chelsea dhe Arsenal ka zgjedhur Corinthians, e gjen veten gjithashtu duke prerë biletat për në Londër, mes polemikave dhe kërcënimeve. Klubi i Sao Paulos ka njoftuar zgjidhjen e kontratës me brazilianin, që mund të nënshkruajë me Fulham.

Kërcënime për lojtarin dhe familjen

Të gjitha për shkak të tifozëve të Timao. Siç raporton The Sun, Willian ka shpjeguar se ka marrë disa kërcënime, ndaj tij dhe familjes së tij, sa herë që performancat e tij nuk i pëlqenin publikut.

Dhe kur situata nuk u zgjidh, lojtari e kishte të qartë se gjëja më e mirë ishte të kthehej në Evropë pas më pak se një viti në shtëpi. “Nuk kam ardhur në Brazil për t’u kërcënuar.

“Sa herë që Corinthians humbiste dhe ndonjëherë edhe nëse nuk luaja mirë në një ndeshje, familja ime merrte kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale. Gruaja ime, vajzat e mia dhe pas një kohe filluan të sulmojnë edhe babanë dhe motrën time”.

Klubi nga ana e tij ka konfirmuar se arsyeja kryesore e lamtumirës janë kërcënimet e marra nga lojtari. “Corinthians pranon dorëheqjen e sportistit, duke prishur para kohe kontratën.

“Willian shpjegoi se ai ka probleme private dhe familjare dhe shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Brazili. Corinthians i vjen keq, por respekton vendimin e lojtarit”.

Lojtar që në këtë moment do të shkojë në Londër me familjen e tij për të gjetur një akomodim të ri në Premier League, duke kompletuar një treshe të bukur skuadrash londineze duke u transferuar në Craven Cottage.

Natyrisht, nuk është se në Evropë gjërat për sa i përket problemeve sociale shkojnë më mirë. Por braziliani ka shumë mundësi që do të ndihet më i sigurt…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore