Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vrioni bomber në Austri, bën dopietë dhe shkon në kuotën e 9 golave

Vrioni bomber në Austri, bën dopietë dhe shkon në

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka shënuar dy herë në transfertën e Tirolit ndaj Altach, që u mbyll me rezultatin 0-3.

Vrioni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa në të 88-ën vulosi fitoren e Tirolit, duke shënuar golin e tretë dhe të dytin personal. Me dopietën e sotme, Vrioni shkon në kuotën e 9 golave në kampionat.

Më mirë se sulmuesi shqiptar ka bërë vetëm ylli gjerman i Salzburgut, Karim Adeyemi, që ka dërguar 11 herë topin në rrjetë dhe pikërisht kjo shifër është një tjetër konfirmim për formën e shkëlqyer të Vrionit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore