
Vllaznia vazhdon e qetë kryesimin në Superliga, mposht Teutën me 10 lojtarë
Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Teutës me rezultatin 1-0. Kuqeblutë fituan ndaj durrsakëve dhe morën një fitore që i shkëput nga ndjekësit në krye të tabelës së klasifikimit.
Takimi i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ishte mjaft i bukur dhe me shpirt të lartë gare nga të dy ekipet. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Ai mori një top mjaft të mirë në minutën e 59′ dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.
Sulmuesi vlonjat u kthye nga “ëngjëll” në “djall”, pasi vetëm pas 11 minutash doli me të kuqe. Ai ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Denis Pjeshkës duke e merituar kartonin e kuq. Sulmuesi çoi takat duke goditur në këmbë mbrojtësin e durrsakëve.
Vllaznia u mbrojt mirë dhe deri në fund të ndeshjes nuk u ça në mbrojtje. Teuta u mundua, por nuk ia arriti të barazonte rezultatin. Kuqeblutë mbeten në vend të parë me 29 pikë, ndërsa durrsakët të dytët me 20 pikë.

Inter mposht me meritë Juventus, Ronaldo në hije (video)
Historia e plotë >
Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United
Historia e plotë >

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë
Historia e plotë >


Napoli shkatërron Fiorentinën 6-0, Hysaj titullar në skuadrën e tij
Historia e plotë >

CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
"Mos bëni skaner"/ Biznesmeni që mposhti Covid: Të mos hapen shkollat, do të infektohen 60 % e popullatës

Studimi/ Pasi shërohen nga Covid, 3 në 4 pacientë vazhdojnë të shfaqin simptoma!

Covid/ Tre të infektuar në Vlorë, mbyllet një pjesë e universitetit, 9 të prekur në Elbasan
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
