Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vllaznia humbet, por mban gjallë shpresat për në Shkodër

Vllaznia humbet, por mban gjallë shpresat për në Shkodër

Vllaznia largohet me një humbje minimale ndaj qipriotëve të AEL Limasol. Shkodranët u mposhtën 1-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për Conference League.

Ndeshja u vendos nga një gol i Scepovic në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Rezultati mban ende gjallë shpresat e shkodranëve për një kualifikim në ndeshjen e kthimit, për të përsëritur të njëjtën gjë që bëri ndaj boshnjakëve të Siroki Brijeg, që e mposhti në Shkodër me rezultatin 3-0, duke përmbysur humbjen e kontestuar 3-1 në Bosnje.

Vllaznia e nisi ndeshjen pa Hoxhajn, që i la vendin Çobës në këtë takim për arsye shëndetësore. 11 që zbriti në fushë u plotësua nga Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Kaleziç, Jonuzi, Kruja dhe Gjurgjeviç.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore