Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vllaznia harron humbjen në kryeqytet, ndaj Teutës fitorja është detyrim

Vllaznia harron humbjen në kryeqytet, ndaj Teutës fitorja

Disfata në derbin e Shqipërisë e bëri Vllazninë të humbë paksa terren me kreun e renditjes, pas disa javëve ku kishte bindur në lojë dhe rezultate.

Me Tiranën, për lojën që zhvilloi, ekipi kuqeblu nuk meritonte të humbiste dhe rastet madje i pati për të fituar, edhe pse ndeshja kryesisht ishte tejet e kujdesshme nga të dyja ekipet, por dhe deklarata e Brdaric pas sfidës se këtë herë zotat e futbollit nuk ishin me ekipin e tij, ishte deri diku një tregues.

Me vetëm një goditje në portë fitoi Tirana dhe për Vllazninë kjo humbje solli edhe përfshirjen e një tjetër rivali në garën e titullit. Megjithatë më tepër se rezultati peshon loja, që duket se është e qëndrueshme te shkodranët, pasi në fazën e tretë pasi disa luhatje. Kjo është ajo që bën të ndihen optimistë në Shkodër, edhe për faktin se gjithçka e kanë vetë në dorë duke marrë në konsideratë përballjet direkte, që në një kampionat ku luftojnë të gjithë për gjithçka, edhe një hap fals mund të mos përbëjë fundin e botës.

Ndaj Teutës gjithsesi duhet fitorja këtë herë dhe te Vllaznia e kanë të qartë, pasi në të kundër terreni i humbur për shkak edhe të kalendarit të rivalëve të tjerë, mund të bëhet i parikuperueshëm me javët e mbetura në dispozicion.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore