
Vllaznia godet në merkato, merr sulmuesin që ka luajtur për Sportingun e Lisonës
Klubi i Vllaznisë ka bërë një blerje të re, duke përforcuar repartin sulmues. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se blerja më e re është ajo e Salim Cisse.
“Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbonës”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Më tej bëhet e ditur se lojtari 28-vjeçar ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia.
Vllaznia këtë sezon është duke bërë një një paraqitje të shkëlqyer dhe se kryeson kampionatin me 29 pikë, e ndjekur nga Partizani i vendit të dytë me 20 pikë. Ky përforcim pritet të bëjë më të rrezikshëm repartin ofensiv, edhe pse deri më tani janë ekipi që ka shënaur më shumë gola se ekipet e tjera.

Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United
Historia e plotë >

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë
Historia e plotë >


Napoli shkatërron Fiorentinën 6-0, Hysaj titullar në skuadrën e tij
Historia e plotë >


CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
“Më shpëto, kam fëmijë për të rritur”, mjeku bën postimin prekës për pacientët me Covid

“Koronavirusi është i paparashikueshëm”, mund të kërkojë vaksinim çdo 12 muaj

Epidemiologu: Jemi në pikun e pandemisë, kjo do të vazhdojë edhe për...
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
