Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vjedhje e madhe në Napoli, “skifterët” grabisin këmbën e legjendës Maradona

Vjedhje e madhe në Napoli, “skifterët” grabisin

Një vjedhje e madhe është bërë ditën e sotme në Napoli. “Skifterët” kanë arritur të finalizojnë një “operacion” të madh, duke vjedhur këmbën e skulpturuar të legjendës Maradona.

E ekspozuar në Quartieri Spagnoli përballë murales gjigante të “Pibe de Oro”, vepra është rezultat i një skanimi tredimensional të së majtës magjike të fenomenit argjentinas.

Për momentin ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por vjedhja në qytet po bën shumë bujë. Mbi të gjitha, sepse vepra konsiderohet si një relike historike për tifozët napolitan.

Nuk dihet vlera e kësaj vepre, pasi Napoli nuk kishte ndërmend ta nxirrte në shitje, por me siguri shifrat kalojnë në miliona euro. Policia po punon për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore