Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vizita sekrete, ish-shefi i Ferrarit zbulon se çfarë po ndodh me Schumacher: Është duke...

Vizita sekrete, ish-shefi i Ferrarit zbulon se çfarë po ndodh me

Ish kreu i skuadrës së Formula 1, Ferrari, Jean Todt tha se piloti legjendar Michael Schumacher është ende duke luftuar për shërimin, gjashtë vjet pas aksidentit të tmerrshëm me ski që e la atë me plagë në tru.

74 vjeçari Todt, është nga vizitorët e paktë të ish-pilotit 51-vjeçar që po kurohet në Zvicër.

Me Schumacher janç gruaja Corinna dhe dy fëmijët Gina-Marie e Mick — që prej aksidentit në vitin 2013.

Francezi Todt ka qenë në krye të skuadrës gjatë fitoreve të pesë titujve të Schumacher, madje dhe në garën e tij të 1000-të.

Todt tha për agjencinë PA: “E takova Michael javën që shkoi, ai është duke luftuar. Ne e dimë që ai kaloi një aksident të tmerrshëm e të pafat me ski, por ka pranë gruan e tij të mrekullueshme, fëmijët dhe stafin mjekësor, prandaj i urojmë më të mirën”.

Ish-piloti i Ferrari pësoi një plagë thuajse fatale në kokë në dhjetor 2013 kur doli jashtë piste duke bërë ski në Alpet Franceze.

Ikona e Ferrarit është jashtë gjendjes afatgjatë të komës, por kirurgu Nicola Acciari thotë se është një njeri i ndryshuar nga ai që miliona njerëz e mbajnë mend.

“Ne duhet të imagjinojmë një person të ndryshuar nga ai që shihnim në pistë, një njeri me një strukturë të ndryshuar dhe përkeqësuar organike, muskulore e skeletore. Kjo si rezultat i traumës cerebrale që kaloi,” tha Acciari.

Vizita sekrete, ish-shefi i Ferrarit zbulon se çfarë po ndodh me Vizita sekrete, ish-shefi i Ferrarit zbulon se çfarë po ndodh me Vizita sekrete, ish-shefi i Ferrarit zbulon se çfarë po ndodh me

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore