Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vilë romane e avion privat/ Igli Tare ‘josh’ David Silvan me super kontratë për ta marrë tek Lazio

Vilë romane e avion privat/ Igli Tare ‘josh’ David Silvan me

David Silva-s i është ofruar një rrogë javore prej 52 mijë paundësh, një avion privat dhe një vilë e mrekullueshme në Romë për t’iu bashkuar Lazio-s.

Silva bëri paraqitjen e tij të fundit me Manchester City-n në Premier League muajin e kaluar pas një karriere mbrësëlënëse 10-vjeçare me “The Citizens”.

34-vjeçari ende nuk ka konfirmuar klubin se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, ndërkohë që fokusi i tij për momentin është ndeshja përballë Real Madrid në Champions League.

Lazio është ekipi i parë që është hedhur fuqishëm në sulm për sigurimin e shërbimeve të spanjollit.

Klubi i Serie A, që është kualifikuar për herë të parë në 12 vjet në Champions League, po bën  gjithçka për të marrë Silvan.

Një rol kyç në këtë ka luajtur drejtori sportive i Lazio-s, shqiptari Igli Tare, që mendon se spanjolli David Silva do t’i hyjë në punë trajnerit Simone Inzaghi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore