Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë

Tottenham reagoi në mënyrën më të mirë pas barazimit shtëpiak kundër Fulham (katër ditë më parë). Skuadra e Jose Mourinhos triumfoi 1-3 në fushën e Sheffield United, duke siguruar tre pikë të rëndësishme në kampionat.

Spurs zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë. Serge Aurier zhbllokoi takimin në minutën e pestë, teksa kapiteni Harry Kane tundi rrjetën pesë minuta përpara mbylljes së fraksionit të parë të ndeshjes.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të David McGoldrick (53′), por goli i Tanguy Ndombele nëntë minuta më vonë vulosi triumfin e skuadrës mike, që rikthehet të marrë tre pikë jashtë fushe pas dy muajsh.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Tottenham përkohësisht në vend të katërt me 33 pikë. Ekipi i Murinjos pas zhgënjimit të disave javëve më parë që i shkaktoi zbritjen nga kryesimi i klasifikimit tnai po tregohet më i përqendruar, duke qenë sërish në valle për të fituar titullin kampion.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore