Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Tifozët e Barcelonës i bëjnë pritë Griezmanit, çfarë tha gjyshi i tij që nxiti përçarjen

Video/ Tifozët e Barcelonës i bëjnë pritë Griezmanit,

Disa tifozë të Barcelonës kanë rrethuar Antoine Griezmannin sa ishte duke kaluar me makinën e tij jashtë Camp Nout.

Ylli francez nuk po kalon kohë të mira te skuadra katalunase, që kur u largua nga Atletico Madridi në verën e vitit 2019 për 120 milionë euro.

E gjitha kjo ngjarje ndodhi për shkak se 29-vjeçari nuk po tregon një bashkëpunim të mirë me kapitenin e klubit, Lionel Messi.

Griezmann, vitin e kaluar e kishte pranuar se nuk po arrinte të ndërtonte një marrëdhënie të mirë me ylli argjentinas, madje mezi flasin me njëri-tjetrin.

Tensionet më shumë u rritën edhe në javën e kaluar, kur gjyshi i Griezmannit tha se stërvitjet te Barcelona ishin të dizajnuara që Messin të paraqitej mirë.

Nga kjo situatë e krijuar, tifozët kanë filluar të acarohen me francezin dhe kanë kërkuar nga ai që të tregojë më shumë respekt për 33-vjeçarin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore