Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Spektakël dritash, kërcime dhe fishekzjarre! Nis kështu ceremonia e hapjes së Botërorit Katar 2022

VIDEO/ Spektakël dritash, kërcime dhe fishekzjarre! Nis kështu

Stadiumi “Al Bayt” në Al Khor të Katarit do mirëpresë ceremoninë hapëse të Kupës së Botës si edhe ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit në 17:00. Dy orë para fillimit të ndeshjes, tifozët kanë nisur të futen në stadium.

 


Me kapacitet prej 60 mijë vendesh dhe i inauguruar në 30 nëntor të 2021, stadiumi është i ri dhe në formën e dunave të rërës në tarracë. Në videot më poshtë duket edhe një plan sesi do jetë ceremonia hapëse në fushë, teksa nuk do mungojë spektakli i fishekzjarrëve.

Ekipet e tjera të Grupit A janë Holanda dhe Senegali, dukshëm të dyja favorite për fazën tjetër, ndaj tri pikët e para do të kenë një ndikim të rëndësishëm si në vazhdimësinë e Katarit, ashtu edhe në atë të Ekuadorit. Ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen hapëse do të jetë italiani Daniele Orsato, një nga arbitrat më me eksperiencë të turneut.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore