Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ SKANDALI, Messi “përdhos” flamurin meksikan, boksieri e kërcënon: Vetëm mos më dalsh para...

VIDEO/ SKANDALI, Messi “përdhos” flamurin meksikan, boksieri e

Një skandal ka përfshirë kombëtaren argjentinase, e mbi të gjitha Leo Messin, i cili ka marrë një kërcënim.

Gjithçka ka nisur pas publikimit të pamjeve të festës së kombëtares latine, pas fitores 2 me 0 kundër Meksikës, ndeshje e Kupës së Botës. Në në një moment Leo shihet duke shkelmuar një bluzë të rënë dhe një flamur meksikan. Madje në rrjetet sociale ylli i Parisit u akuzua se fshiu dyshemenë me simbolet e Meksikës.

Kjo gjë ka acaruar shumë boksierin meksikan Canelo Alvarez, i cili ka kërcënuar hapur Messin.  

“Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë. Shpresoj të mos e gjej para meje! Siç e respektoj unë Argjentinën, ashtu edhe ai duhet të respektojë Meksikën. Nuk po flas për vendin në tërësi, por vetëm për gjërat që bëri Messi”, ka shkruar në Tëitter 32-vjeçari kampion bote që ka 58 fitore (39 me nokaut) dhe vetëm 2 humbje në karrierë.

Disa ndjekës të Canelos nxituan në mbrojtje të Messit, duke theksuar se ai nuk është ai lloj personazhi dhe mesa duket lëvizja fatkeqe e shfaqur në video ishte e rastësishme dhe jo e qëllimshme.





Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore