Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ "Shthuret" dhe Messi, argjentinasi e “djeg” në festë me Luis Suarez

VIDEO/ "Shthuret" dhe Messi, argjentinasi e “djeg” në

Lionel Messi po jeton me gjithë zemër çdo moment pas fitores së Kupës së Botës në Katar.

Festimet në Argjentinë për yllin e tretë në fanellë duket se nuk kanë fund. Të gjithë lojtarët e festuan titullin në mënyrën e tyre dhe u kthyen në vendlindjet e tyre për ta shijuar me bashkëqytetarët e tyre.

I fundit që ka dalë në dritë është Leo Messi, i cili u kap në video duke festuar e duke kënduar këngën e famshme “Muchachos”. Messi shkoi në Rosario për të takuar mikun e tij Luis Suarez dhe për të kaluar pushimet e krishtlindjeve së bashku. Megjithatë, gjatë pushimeve, ylli argjentinas vazhdoi të festonte titullin dhe nuk humbi rastin të këndonte këngën që shoqëroi kombëtaren gjatë gjithë turneut.

Gjithmonë pranë tij është bashkëshortja e tij bukuroshe, Antonella Roccuzzo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore