Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Sherr mes lojtarëve të Tottenham gjatë ndeshjes, Mourinho: Sa bukur!

VIDEO/ Sherr mes lojtarëve të Tottenham gjatë ndeshjes, Mourinho:

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, e ka përshkruar si një moment të bukur sherrin mes lojtarëve të tij gjatë ndeshjes.

Portieri Hugo Lloris dhe Son Heung-min u përfshinë në një zënkë në mbyllje të pjesës së parë në ndeshjes që përfundoi me fitore 1-0 kundër Everton.

Por trajneri Jose Mourinho e ka parë me një sy tjetër këtë duke thënë se lojtarët e tij kërkojnë më shumë nga njëri-tjetri.

“Është diçka e mirë sepse dhe unë i kam kërkuar lojtarëve të kërkojnë më shumë nga njëri-tjetri, dhe të mos mjaftohen me pak. U them gjithnjë që të flasin mes kolegësh për t’i bërë gjërat më mirë në fushë. Të gjithë e duam Son-in, por ka situata në të cilat kapiteni si kapiten duhet të kritikojë kur lojtarët e tjerë nuk japin maksimumin,” tha Mourinho.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore