Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ “San Siro” i “mallkuar”, Milani ndalet edhe nga Sampdoria

VIDEO/ “San Siro” i “mallkuar”, Milani ndalet edhe nga

"San Siro" është kthyer në makth për Milanin, edhe pse janë skuadra me pikët më të larta në ndeshjet në transfertë.

Në ndeshjen e mesditës së të shtunës ndaj Sampdoria-s, e cila u mbyll në barazim 1-1, kuqezinjtë nuk arriten ta thyejnë mallkimin, duke humbur mundësinë për tre pikë të arta.

Miqtë shënuan të parët me nisjen e pjesës së dytë, kur 38-vjeçari Quagliarella përfitoi nga një pasim i gabuar nga The dhe e dërgoi topin në portën e Donnarummas. Vetëm 2 minuta pas këtij goli, Sampdoria mbeti me një lojtar më pak, por sërish Milani nuk mundi të përmbyste rezultatin, duke shënuar vetëm një gol me Hauge.

Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 60 pikëve, 5 më pak se Interi i vendit të parë, i cili është me dy ndeshje më pak.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore