
Video/ Rikthehet Milan, Kessie e Rebiç mjaftojnë për të mposhtur Romën
Milani kthen faqe pas disa ndeshjesh humbjesh në Seria A, duke mposhtur një ekip të fortë si Roma në fushën e kryeqytetasve.
Rezultati final Roma-Milan 1-2 dhe kuqezinjtë vijojnë të ruajnë ritmin e kryesuesit të kampionatit, Interit. Goli i parë u shënua nga Milani, e kjo falë një penalltie të dhënë pë shkak të një kontrasti e Di Fazio ndaj Calabrias. Do të ishte arbitri që pas konsultimit me VAR do të akordonte një penallti që do te finalizohet me sukses nga Kessie.
Përpara penalltisë, Milanit në pjesën e parë i anulohen dy gola për shkak të pozicionit të jashtë loje dhe një prej tyre ishte i Ibrahimoviç.
Pjesa e parë foli më tepër për kuqezinjtë që dominuan lojën. Në të dytën Roma zgjohet nga gjumi dhe shfaqet më kërcënuese dhe falë këtyre aksioneve vjen nga goli nga Vertout, i cili hap ndeshjen në minutën e 56-të duke barazuar rezultatin.
Ibrahimoviç nuk mundet për shkak të dëmtimit dhe në vend të tij futet Leao. Sulmuesi Mkhitaryan i Romës pretendoi për një penallti pas ndërhyrjes së Herndandez, që sipas specialistëve mund të akordohej, por që nga arbitri nuk u dha. Sulmuesi armen pati disa herë raste të pastra, por nuk pati rastin e forcën e duhur të goditjeve që të kalonte Romën në avantazh.
Kur pritet një gol i romanistëve, ai në fakt ka ardhur nga kuqezinjtë në minutën e 58-të nga Rebiç. Ky gol do të ishte vendimtar për kroatin që ashtu si edhe Ibrahimoviç u detyrua që të largohej për shkak të një dëmtimi. Milanistëve kanë telashe se edhe turku Calhanoglu iu dëmtua në këtë ndeshje.
Milan më këtë fitore ndodhet 6 pikë larg Juves së vendit të tretë. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 52 pikë, ndësa Interi në krye të klasifikimit me 56 pikë. Milani rizgjohet pas humbjes në derbi me Interin dhe me Spezian, që solli rrëzimin nga froni i Seria A.

Miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të futbollistëve (FOTO)
Historia e plotë >

Benzema drejt mbylljes së karrierës te Reali, gati rinovimi i kontratës
Historia e plotë >
Kimmich i bashkohet belgut De Bruyne në luftën kundër menaxherëve
Historia e plotë >

UEFA ndryshon formatin e Championsit, zgjerohet edhe Europa League
Historia e plotë >
Prindërit zbulojnë skandalin/ Trajneri u dërgonte foto nudo fëmijëve të tyre
Historia e plotë >

Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandida...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




