Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Rikhehet fuqishëm Florian Marku mposht Charlton: Me këto flokë s'më mund dot

Video/ Rikhehet fuqishëm Florian Marku mposht Charlton: Me këto

Florian Marku mposht Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e nëntë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja.

Pikërisht në këtë moment, kur Charltonit po i merreshin këmbët, peshqiri i bardhë hidhet brenda në ring duke treguar kështu kapitullimin.

Raundi i katërt ishte vendimtar për shqiptarin Marku, pasi me goditjet e dhënë në kokë e tronditi kundërshtarin e tij. Breshëritë e grushta dhe më të djathën e tij të rrezikshme dhe ku vetëm gongu e shpëton kundërshtarin e tij.

Sipas Sky Sport, raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disa, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.

Në raundin e nëntë përfundoi gjithcka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar. Fitore fantastike shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.

"Rylan është një djalë vërtet i ashpër. Ai e zhvilloi këtë luftë. Jo shumë luftëtarë ndeshen me një luftëtar të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre. Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Shtatë fitore nga 10. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur. Ai është një goditës i rëndë", tha Marku pas ndeshjes.

Më herët në postimet e tij, Marku kishte shkruar se nuk do ta lë ndeshjen në dorë të gjyqtarëve, duke kujtuar boksimin e fundit që humbi falë pikë të dhëna e akuzuar se po e diskriminonin se ishte shqiptar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore