Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO që mori miliona shikime/ Tifozët shpëtojnë macen që ra nga stadiumi, të gjithë festojnë si të çmendur

VIDEO që mori miliona shikime/ Tifozët shpëtojnë macen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli amerikan në Miami.

Momenti u filmua dhe bëri xhiron e rrjetit, teksa mori plot 4 milionë shikime në pak orë.

Një mace mori vëmendjen e të gjithëve, teksa u var nga një lartësi e konsiderueshme në ballkonin e stadiumit.

Pasi qëndroi disa sekonda duke u varur, macja ra poshtë në tribunën ku qëndronin një grumbull i madh tifozësh, teksa u shpëtua për mrekulli nga këta të fundit.

Kjo video u shpërnda me shpejtësi në rrjet, si një moment tepër pikant, që nuk haset shpesh në stadiume. Madje ajo u pasqyrua edhe nga media prestigjioze, amerikane dhe jo vetëm. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore