
VIDEO/ Po udhëtonte me biçikletë, McGregor përplaset nga një makinë: Mund të kisha...
Conor McGregor ka pësuar një aksident, ku për fatin e tij të mirë nuk ka rezultuar fatal. Irlandezi ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij dhe për shkak se dielli kishte penguar shikimin e drejtuesit të makinës, ai e goditi nga pas.
Ish-kampioni i UFC-së tha se njohurit e tij në sportin e MMA-së i shpëtuan jetën pasi edhe mund të kishte vdekur nga përplasja.
McGregor ka postuar pamjet në rrjetet e tij sociale dhe ka shkruar se dielli kishte vendosur në “kurth” shoferin dhe se ai nuk mund ta shihte, ku dhe shpejtësia e makinës kishte qenë e konsiderueshme.
?| Conor McGregor has been hit off his bike by a car at full speed.
— MMA Orbit (@mma_orbit) January 27, 2023
McGregor seems to be fine and was helped back to his home by the man that hit him.?
pic.twitter.com/RdO6365rxD
“Faleminderit zot, sot nuk ishte koha ime. Falenderoj mundjen dhe xhudon gjithashtu. Vetëdija gjatë rënies më shpëtoi jetën”, shkruan luftëtari irlandez.
Në videon e postuar në internet, irlandezi dëgjohet duke i thënë shoferit se është gjithçka mirë, ndërsa shoferi i thotë se i vjen plotësisht keq. Më pas McGregor dëgjohet duke thënë: “Kjo ishte e keqe. Unë mund të kisha vdekur.”
Conor McGregor më pas tregon me kamer pantallonat e tij të grisura nga fërkimi me asfaltin. Shoferi i cili kreu aksidentin, merr biçikletën dhe McGregor-in në makinë dhe e dërgon në shtëpi.

Barcelona merr vendimin e papritur për Messi-n
Historia e plotë >
Kun Aguero me probleme në zemër gjatë transmetimit “LIVE” (VIDEO)
Historia e plotë >
VIDEO/ Momente paniku, Aguero pëson aritmi gjatë transmetimit live
Historia e plotë >

Kupa e Shqipërisë, përfundon shorti: Mësohen dy ndeshjet e gjysmëfinaleve
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




