Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Plas keq në Brazil! Futbollistët e Boca Juniors përplasen dhunshëm me policinë braziliane

VIDEO/ Plas keq në Brazil! Futbollistët e Boca Juniors përplasen

Skenat e një çmendurie të pazakontë vijnë nga Brazili, ku Boca Juniors i dha lamtumirë Copa Libertadores, pasi u eliminua nga Atletico Mineiro pas goditjeve të penalltive (takimi i parë dhe koha e rregullt e sfidës së kthimit u mbyllën pa gola). Ekipi brazilian arriti të kualifikohej në çerekfinale të kompeticionit mes polemikave të shumta, që në fund degjeneruan në dhunë.

Klubi i nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, protestoi ashpër gjatë ndeshjes për një gol të anuluar nga gjyqtari Ostojich me ndihmën e VAR-it, por situata precipitoi në dhunë pas vërshëllimës së trefishtë.

Disa metra larg dhomave të zhveshjes, lojtarët dhe stafi i Xeneizes u përplasën me policinë. Nga pamjet e siguruara shihen se si fluturojnë në ajër barrierat prej metali, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për të sprapsur pjesëtarët e skuadrës së Bocas.

Natyrisht, ekipi argjentinas u largua nga stadiumi me vonesë dhe duke iu referuar asaj që ndodhi, pritet të vuajë një dënim të rëndë për sjelljen e dhunshme ndaj policisë vendëse.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore