Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ “Plas” grushti në ndeshjen e Tiranës, tifozët “pushtojnë” fushën dhe “i sulen” arbitrit

VIDEO/ “Plas” grushti në ndeshjen e Tiranës, tifozët

Edhe pse jemi në vitin 2023, futbolli shqiptar nuk nguron të na japë sërish episode dhunë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në fund të ndeshjes Tirana-Bylis, e vlefshme për ndeshjen e 35-të të kampionatit shqiptar.

 Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2, ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe duke tentuar të godasin atë dhe vijërojtësit. Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.

Me barazimin e Tiranës, bardheblutë renditen në venin e dytë me pikë të barabarta me Partizanin kryesues, teksa ka mbetur dhe një ndeshje për t'u luajtur. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore