Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Plas grushti në fushë, arbitri skuq ndeshjen, Nejmar e 4 lojtarë dalin me të kuqe

Video/ Plas grushti në fushë, arbitri skuq ndeshjen, Nejmar e 4

Një ndeshje që dhuroi grushta dhe 5 kartona të kuq dhe vetëm një gol. Kjo është rezymeja e përballjes me PSG dhe Olimpik Marsejës, që përfundoi me fitoren e marsejezëve në fushën e parizienëve.

Thauvin shënoi golin e parë dhe të vetëm në minutën e 31-të, ndërsa kur pritej që PSG e yjeve të bënte kthesën nuk arritën dot. Në minutat e fundit të ndeshjes shpërthyen dhe grushtet.

Sherri masiv pushtoi fushën e blertë në sekondat e fundit për shkak të ndërhyrjes së ashpër ndaj marsejezëve, me pesë futbollistë që u “skuqën”. Neymar, Kurzawa dhe Paredes u ndëshkuan për kampionët e Francës, ndërsa Amavi dhe Benedeto për miqtë.

Për brazilianin u desh që arbitri të shikonte rastin në Var dhe më pas ta nxirrte nga fusha. Kjo është humbja e dytë radhazi e PSG në kampionat që nuk e nis mirë kampionatin francez.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore