Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Pamjet që pushtuan rrjetin, lojtari 'pervers' ngacmon seksualisht kundërshtarët

VIDEO/ Pamjet që pushtuan rrjetin, lojtari 'pervers' ngacmon

Mbrojtësi i klubit nga Championship, Preston, Darnell Fisher, është bërë viral pasi ngacmoi një kundërshtar, duke e prekur në pjesën intime gjatë një aksioni.

Prestoni mundi Sheffield Wednesday 1-0 në kuadër të Championship falë një goli të shënuar nga Tom Barkhuizen në minutën e 48-të.

Megjithatë, vëmendjen e rrëmbeu mbrojtësi i vendasve, Fisher, me gjestin e tij ndaj kundërshtarit Callum Paterson.

Mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar me gjestin e tij kujton rastin e para disa vitesh kur Paul Gascoigne bëri të njëjtën gjë ndaj Vinnie Jones, duke prekur pjesët intime të skocezit.

Por, kjo nuk ishte hera e parë për Fisher që bën një gjë të tillë pasi në të kaluarën kishte ngacmuar edhe një kundërshtar tjetër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore