Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United

Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United

Super ndeshja mes Liverpool dhe Manchester United ka përfunduar pa gola dhe se ekipi i Solskjaer tashmë kaloi një pengesë të fortë në fushën e Anfield me këtë barazim.

Të dyja ekipet më shumë kanë luajtur duke vëzhguar njëri-tjetrin se sa të rrezikojnë.

Pjesa e parë dhuroi vetëm një rast të rrezikshëm. Bruno Fernandes ekzekutoi bukur një goditje dënimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Liverpool pati një shans fantastik në sekondat e fundit.

Xherdan Shaqiri, i cili u rikthye pas një kohe të gjatë si titullar, nisi bukur Sadio Mane, por arbitri kryesor vërshëlleu për mbylljen e fraksionit të parë, duke ndërprerë aksionin.

“The Reds” vijuan të mbanin topin më shumë se kundërshtari në pjesën e dytë, teksa United ishte i rrezikshëm në të paktën dy raste, aty ku portieri Alisson tregoi aftësitë e tij më të mira. Përfundimisht 0-0, të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

“Djajtë e Kuq” vijojnë të kryesojnë Premier League me 37 pikë, ndërsa djemtë e Klopp renditën të tretët (34), tre më pak se United dhe një poshtë Leicester City.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore