Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Messi sherr me lojtarët e Bolivisë: “O tullac, çfarë ke?!

Video/ Messi sherr me lojtarët e Bolivisë: “O tullac,

Argjentina arriti një fitore të vështirë në Bolivi. Messi, ylli i ekipit argjentinas ishte determinues në këtë takim e vlefshme për kualifikimin e Kampionatit Botëror.

Leo Messi pati një përplasje verbale në përfundim të ndeshjes Bolivi-Argjentinë, të përfunduar me fitoren 2-1 të miqve. Kapiteni i bardhekaltërve pati diçka për t’i thënë lojtarëve të stolit të Bolivisë dhe anëtarëve të stafit teknik.

Nga kamerat kapet momenti kur Leo i drejtohet njërit prej tyre: “O tullac, çfarë ke? Ke gjithë ndeshjen që më bërtet nga stoli”.

Bardhekaltërit përmbysën Bolivinë në mbi 3500 metrat mbi nivelin e detit të La Paz. 2-1 rezultati në një ndeshje ku për të siguruar pikët e plota u desh edhe pak fat. Lautaro Martinez u gjend në vendin dhe kohën e duhur në limitet e pjesës së parë për të dërguar topin në rrjetë pas një gabimi nga mbrojtja vendase.

Në pjesën e dytë fitorja erdhi nga këmbët e mesfushorit të Lazios, Joaquin Correa, i cili shënoi në minutën e 79.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore