Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ “Çmendet” Sergio Ramos, shtyn me forcë fotografin në përfundim të sfidës ndaj Bayern

VIDEO/ “Çmendet” Sergio Ramos, shtyn me forcë fotografin

PSG u mposht në shtëpi ndaj Bayern Munich mbrëmjen e djeshme, një ndeshje vlefshme për raundin e parë të 1/16 të Champions League, me rezultatin 0-1.

Në përfundim të ndeshjes, lojtarët e PSG-së u afruan pranë tifozëve të tyre duke i duartrokitur dhe falenderuar për atmosferën dhe gjithashtu në shenjë keqardhje për humbjen. Momenti që është filmuar nga një tifoz është bërë virale. Në pamjet shihet qartë Sergio Ramos dhe një fotograf që i afrohet pranë për të bërë punën e tij dhe mbrojtësi spanjoll e shtyn me forcë duke e larguar.

Kjo skenë është komentuar menjëherë në rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar komentet negative nga tifozët duke shpjeguar se si Ramos nuk tregoi aspak respekt për fotografin që po kryente detyrën e tij.

@orgonamo The disrespect from @Sergio Ramos … ? SHAMEFUL #sergioramos #sergioramos4 #psg #parissaintgermain #championsleauge #fcbayern #football #footballtiktok ? Originalton – orgonamo

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore