
VIDEO/ Juventus afrohet më shumë me kreun, merr fitoren e radhës
Pas fitores 1-3 ndaj Milanit në mesjavë, Juventus merr fitoren e rradhës në Serie A. Përballë Sassuolos, që luajti të gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, djemtë e Pirlos vuajtën jo pak.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, megjithëse të dy ekipet patën rastet e tyre për shënim. Duhet theksuar se në minutën e 42, Paulo Dybala u detyrua të lerë fushën për shkak të një dëmtimi. Ndërsa Sassuolo mbeti me 10 lojtarë pas ndërhyrjeje brutale të Obiang ndaj Chiesas.
Me fillimin e 45 minutave të dyta, Juventus shtoi presionin në portën e Sassuolos duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 51 me autor Danilon.
Por Sassuolo reagoi menjëherë dhe pas 8 minutash barazoi shifrat me Defrel. Por për ti rikthyer avantazhin Juventusit mendoi Ramsey, i cili në minutën e 82, tundi rrjetën.
Ndërsa për të vulosur fitoren duhej të vinte goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 2 shtesë.
Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e katërt, kuotën e 33 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues. Ndërsa Sassuolo ndalet në vend të shtatë, në kuotën e 29 pikëve.
Javën e ardhshme të Serie A, Juventus rikthehet në “San Siro” këtë herë për tu përballur me Interin e vendit të dytë.

Video/ Nuk ka gola në duelin Liverpool-Manchester United
Historia e plotë >

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja në transfertë
Historia e plotë >


Napoli shkatërron Fiorentinën 6-0, Hysaj titullar në skuadrën e tij
Historia e plotë >


CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
Kujdes! Studimi i ri në SHBA zbulon dy simptomat e reja të pacientëve me koronavirus

Shi dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Viti i ri shkollor, pandemia rrit tarifat e studimit në arsimin privat
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
