Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Inter fitore mes drithërimash, mposht Napolin dhe rihap kampionatin

VIDEO/ Inter fitore mes drithërimash, mposht Napolin dhe rihap kampionatin

Inter ka mundur një rival direkt për titull, duke rihapur garën për titullin kampion. Pas humbjes së Milanit një ditë më parë ndaj Fiorentinës, sot, të dielën, kryendeshja ishte mes Interit dhe Napolit. Një ndeshje dramatike që dhuroi dy tablo, një avantazh të napolitanëve dhe që më pas zikaltërit përmbysin rezultatin.

Fillimisht për miqtë topin në rrjetë e ka dërguar mesfushori polak, Zielinski në minutën e 17. Por ky avantazh ishte vetëm 8 minuta më vonë vendasit barazojnë gjithçka me Calhanoglu i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë nis sërish me ritëm të lartë dhe është Interi që shënon edhe golin e trete më Martinez në minutën e 61 duke fituar një lloj qetësie dhe besimi.

Ekipi Spaletit nuk do të dorëzohej pasi në minutën e 78 Mertens i sapo futur në lojë do të rihapte takimin.

Pavarësisht tentativa të fundit rezultati 3-2 do të ishte përfundimtari. Një fitore shumë e rëndësishme për Inzaghin që e afron Interi 4 pikë me kreun, që është pikërisht Napoli. Tetë minutat shtesë ishin vuajtje për Interin, i cili u detyrua ishte nën presionin e napolitanëve. Tashmë beteja për titull është rihapur dhe në lojë janë jo vetëm Milan, Napoli dhe Inter, por edhe Juventus.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore