Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Humbja 'tërbon' tifozët e Barcelonës, ja momenti kur sulmohet makina e Koeman

VIDEO/ Humbja 'tërbon' tifozët e Barcelonës, ja momenti

SPANJË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madrid. Humbja e katalanasve përballë rivalëve historikë është shoqëruar me protesta kundër drejtuesve të klubit të cilët nuk po shkarkojnë trajnerin Ronald Koeman.

Por situata është përkeqësuar kur tifozët jashtë ”Kamp Nou” kanë pikasur trajnerin duke u larguar nga ambientet e stadiumit në mbyllje të duelit. Ata kanë rrethuar menjëherë automjetin e tij, duke dashur të shprehin pakënaqësinë ndaj punës së  holandezit.

Sharjet pa fund dhe thirrjet “Largohu”, janë shoqëruar këtë radhë edhe me sulm fizik, pasi shumë prej tifozëve kanë shkelmuar makinën e teknikut që është larguar me shpejtësi sapo iu dha mundësia.

Asnjë nga forcat e sigurisë së klubit nuk ishte e pranishëm në ato momente për të evituar këtë skenë të pakëndshme edhe pse dihej se kishte një numër të madh tifozësh të mbledhur duke protestuar para daljes së stadiumit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore