Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Goli i parë në La Liga, Ivan Balliu eviton humbjen e Rayo Vallecano

VIDEO/ Goli i parë në La Liga, Ivan Balliu eviton humbjen e Rayo

Ivan Balliu ka gjetur golin e parë në La Liga. Mbrojtësi i djathtë shqiptar, po zhvillon një sezon shumë të mirë me Rayo Vallecanon, që e mbylli në barazim 1-1 sfidën shtëpiake kundër Real Betis.

Ishte minuta e 71-të kur 30-vjeçari i lindur në Spanjë (3 ndeshje me kombëtaren shqiptare), tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare, duke evituar humbjen e Rayos.

Miqtë nga Andaluzia mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 33-të pas daljes me karton të kuq të Alex Moreno, por Sergio Canales finalizoi një kundërsulm perfekt në minutat shtesë të pjesës së parë, duke kaluar Betis në avantazh.

Rayo dominoi fraksionin e dytë të sfidës, barazoi me anë të Balliut, por nuk ia doli të gjente golin e fitores. Vendi i shtatë me 31 pikë për Rayo Vallecano në La Liga, ndërsa Betis renditet në vend të tretë.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore