
Video/ Gara e supermakinave përfundon keq, shkatërrohet Ferrari me vlerë 2.5 milionë dollarë
Pjesa e përparme e një makine klasike Ferrari F40 u shkatërrua të dielën në një përplasje të shtrenjtë me barrierat anësore, gjatë një grumbullimi super-makinash në malet e Zvicrës me rastin e 75 vjetorit të Ferrarit.
Fatmirësisht shoferi dhe një spektatore femër e ulur pranë vendit të aksidentit nuk u lënduan kur makina doli jashtë kontrolli në garën e tatëpjetë ‘2022 Kerenzerbergrennen’. Përplasja e kushtueshme iu akreditua “kohës së aktivizimit të turbos” që është diferenca mes kohës së shkeljes së pedalit të gazit dhe momentit kur makina merr përshpejtimin e fuqishëm nga shtytja e motorit.
Video të pasojave të përplasjes tregonin makinën klasike të viteve 1990 që ecte bashkë me modele të tjera të ngjashme para përplasjes, teksa më vonë ngrihej me vinç në karrocerinë e mjetit të shërbimit. Në një tjetër video makina shihet duke ecur me shpejtësi në rrugën malore me kthesa pak para përplasjes.
F40-ta fatkeqe ishte mes disa super-makinave në kodrat e Kerenzerbergrennen në kantonin lindor Glarus. Megjithse eventi përshkruhet si një “garë” në realitet është një muzeum udhëtues, siç thotë dhe pronari i eventit Peter Rufibach.
“Rreth 15 pronarë privatë Ferrari kërkonin të merrnin pjesë në garën me 12 kthesa për përvjetorin e 75-të të Ferrari. Gara bëhet me makinat në resht pas njerëz tjetrës, në një distancë sigurie nga njëra-tjetra. F40 ka motor të dyfishtë 2.9-litra V8 që arrin deri në 471 kuaj/fuqi.
Por teknologjia turbo e viteve 1990 ka një distancë mes dhënies së komandës dhe ekzekutimit të përshpejtimit nga makina, që sjell shtytjen e papritur e mudn të shkaktojë probleme nëse nuk llogaritet siç duhet. Ferrari ka prodhuar 1,315 modele F40 nga viti 1987 deri në 1992.




Jo "Sui" por festimi i ri i golit të Cristiano Ronaldo bëhet viral në rrjet!
Historia e plotë >


Nga ndeshje pa tifozë, tek pezullimet e lojtarëve/ FSHF “fundos” Tiranën
Historia e plotë >
VIDEO / Vedat Murriqi i jep sërish shpresë Mallorcas, shihni golin e tij...
Historia e plotë >
“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
VRAU për hakmarrje/ Gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet




Bllokohet një skaf në plazhin e Ksamilit, gjobitet drejtuesi
Historia e plotë >