Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Fitorja e parë e United me trajnerin e ri gjerman, Totenham bind ndaj Norwich

VIDEO/ Fitorja e parë e United me trajnerin e ri gjerman, Totenham bind

Manchester United kundër Crystal Palace ishte ndeshja që shikohej si përballja e parë e trajnerit gjerman Ralf Rangnick për të parë se si do të rreshtonte skuadrën.

Pjesa e para u mbyll në barazim pa gola.  E dyta nisi me vendasit sërish më në kërkim të golit, por ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 77 me mesfushorin Fred.

1-0 do të ishte rezultati përfundimtar i takimit, me United që ngjitet në vendin e 6 me 24 pikë. United arrin fitoren e dytë radhazi pas mposhtetjes së Arsenalit. Edhe pse Cristiano Ronaldo ishte në fushë, portuguezi nuk ishte në lartësinë e duhur.

Totenham arrin fitoren e radhës, duke mposhtur Nowiëch me një rezultat të pastër, 3-0. Golin e parë shënoi Lucas Moura, falë predhe të lëshuar në minutën e dhjetë.

Davinson Sanchez dyfishoi për ekipin e Antonio Contes në mesin e pjesës së dytë, teksa pati festë edhe për Son-Heung Min.

Ylli aziatik finalizoi një aksion shumë të bukur të vendasve në minutën e 77-të dhe Tottenham e sheh veten në pozicionin numër pesë në Premier League me 25 pikë, një mbi United dhe dy pikë larg vendit të katërt.

Barazim 2-2 në përballjen Leeds United-Brentford. Ekipi i Marcelo Bielsa mbylli fraksionin e parë të ndeshjes në avantazh falë golit të uellsianit Tyler Roberts në minutën e 27-të.

Miqve u bëri mirë pushimi dhe përmbysën përkohësIsht rezultatin falë dy golave të Shandon Baptiste dhe Sergi Canos, të realizuar brenda shtatë minutave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore