Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ FIFA prezanton himnin zyrtar të Kupës së Botës, një bashkëpunim mes Malumës, Nicki Minaj dhe…

VIDEO/ FIFA prezanton himnin zyrtar të Kupës së Botës,

FIFA ka publikuar këtë të premte himnin zyrtar të kampionatit botëror që pritet të nis më 20 nëntor.

Himni i titulluar “Tukoh Taka” është një bashkëpunim mids reperes Nicki Minaj, Malumas dhe këngëtares libaneze Myriam Fares.

Kënga është në tre gjuhë ku vihen re motive të shtuara të Lindjes së Mesme, si shkretëtirat dhe ritmet e muzikës arabe, në nder të organizatorëve të Katarit.

Përveç performancës së këngëtarëve, video-klipi shoqërohet me imazhe të ndeshjeve të ndryshme të futbollit nga kmpionatet e mëparshme botërore.

“Tukoh Taka” u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari. Ajo është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës, e përcaktuar nga FIFA  dhe si kolona zanore e këtij botërori.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore