Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Festa në dhomat e zhveshjes, trajnerin Sarri e "mbysin" me shkumë e shampanjë

Video/ Festa në dhomat e zhveshjes, trajnerin Sarri e "mbysin" me

Natyrisht ishte një natë e veçantë për të, pasi për Sarrin ishte titulli i parë si trajner në kampionatin italian,  e ky trofe ka më shumë vlerë sepse e fiton me Juventusin. Tashmë ai ka sfidën e radhës që të realizojë ëndrrën e bardhezinjve të fitimit të titullit Champions.

Por këto ditë e gjithë vëmendja i është lënë festës së titullit kampion. Menjëherë në dhomat e zhveshjes ka nisur festa e bardhezinjve dhe ku ka filluar të hapej shampanja.

Natyrisht objektivi i bardhezinjve k a qenë Sarri, ku lojtarët nuk kanë ngurruar që ta "mbysin" me shkumë trajnerin e tyre.

 

Ndërsa mitiku Maurizio Sarri nuk heq cigaren nga goja e tij. Ndër fjalët e para të Sarrit ishte një vlerësim ndaj Ronaldos dhe Dibalasë, ku sipas tij, titulli erdhi falë kontributin të tyre.

"Kristiano Ronaldo dhe Dybala bëjnë ndryshimin. Pjesa e madhe e kampionatit është falë tyre. Ky sezon ka qenë i vështirë. Fitimi është i vështirë në një ekip që ka fituar për shumë vite. Nuk ishte një shëtitje për të qëndruar në nivele të larta, nuk duhet kurrë të jepni asgjë si të mirëqena ”, ishin fjalët e para të teknikut toskan.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore