
VIDEO/ Episod i shëmtuar racizmi, Valencia braktis për disa minuta ndeshjen ndaj Cadiz
Valencia humbi me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Cadizit, por më shumë sesa ndeshja në fushën e lojës, vëmendjen e mori një episod i shëmtuar racizmi, që solli edhe ndërprerjen e takimit për disa minuta.
Ngjarja u regjistrua në minutën e 29’ të takimit, kur rezultati ishte barazim 1-1 dhe futbollisti Juan Cala përdori shprehje raciste ndaj lojtarit me ngjyrë të Valencias, Mouctar Diakhaby, i cili humbi vëmendjen nga loja dhe shkoi të konfrontohej me kundërshtarin. Pas një rrëmuje të krijuar në fushë, futbollistët e Valencias braktisën fushën e lojës përreth 15 minuta dhe u rikthyen më pas, por më shumë sesa te rezultati, u përqendruan të ngushëllojnë shokun e ekipit për atë episod të shëmtuar.
“Cala më ka thënë zezak m…”, dëgjohet t’u thotë shokëve të tij Diakhaby, ndërkohë që po linin fushën e lojës në shenjë proteste, ndërsa Federata Spanjolle e Futbollit ka paralajmëruar një hetim të imtësishëm për rastin. Vetë klubi i Cadizit reagoi pas ndeshjes me një deklaratë zyrtare, ku konfirmoi se dënon me ashpërsinë më të madhe të gjitha shprehjet e racizmit apo ksenofobisë dhe se do të marrë masa ndaj autorëve të tyre, qofshin këta edhe futbollistë të skuadrës.
Me një deklaratë zyrtare me 10 pika, reagoi edhe klubi i Valencias, që sqaroi se Diakhaby ka rënë viktimë e racizmit në futboll dhe se për këtë ka marrë edhe një karton të verdhë nga arbitri, teksa uroi që ngjarja të hetohet me detaje. Klubi valencian theksoi gjithashtu se është krenar me mënyrën si futbollistët mbrojtën shokun e ekipit dhe se vendimin për t’u rikthyer në fushë e mori vetë Diakhaby, pasi dëgjuan nga arbitri kryesor pasojat e mundshme të braktisjes së ndeshjes.

Habit McGregor: Po mendoj të blej Manchester Unitedin
Historia e plotë >
Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret bazë të sportit
Historia e plotë >
Pioli shmang komentet për Super Ligën dhe konfirmon objektivin e Milanit
Historia e plotë >
Efekti i Superligës, Ed Woodward jep dorëheqjen nga Man.United
Historia e plotë >
Bayerni një fitore larg titullit, mposht Leverkusenin për 13 minuta
Historia e plotë >
Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie
Historia e plotë >
Presidenti i Juventus Andrea Agnelli jep dorëheqjen? Reagon klubi
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




