Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ E paprecedentë! Futbollistët e Iranit refuzojnë të këndojnë himnin e tyre, çfarë rrezikojnë

VIDEO/ E paprecedentë! Futbollistët e Iranit refuzojnë të

Mes “luftës civile”, Irani ka për të përballuar një tjetër betejë, tashmë atë të futbollit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sot kombëtarja iraniane u përball me Anglinë, sfidë të cilën e humbi me rezultatin e thellë 6 me 2. Por një episod që tërhoqi vëmendje ishte gjatë këndimit të himneve, ku lojtarët e Iranit refuzuan të këndonin himnin e tyre. Ata e bënë këtë zgjedhje për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe sistemit radikal që ka vrarë mbi 300 të rinj gjatë protestave të dhunshme.

Lojtarëve të Iranit iu bashkuan në protestë edhe shumë tifozë iranianë të cilët në stadium shpalosnin parulla kundër regjimit apo shiheshin tifoze pa shami në mbështetje të kësaj skuadre. Një sinjal i qartë sfide që detyroi televizionin kombëtar iranaian të ndërpriste për disa çaste edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të sfidës në fjalë.

Pritet që të ketë dhe ndëshkim për lojtarët të cilët ishin paralajmëruar për një gjest të tillë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore