Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video e golave/ Interi tenton përmbysjen, por i pafat ndaj Romës

Video e golave/ Interi tenton përmbysjen, por i pafat ndaj Romës

Një barazim që nuk i intereson as Interit dhe as Romës. Sfida e së drekës ndërmjet Romës dhe Interit që ishte kryendeshja e kësaj jave u priste mjaft interes, pasi rezultati do të vendoste se cila nga ekipet do të shkëputej dhe për t’iu bashkangjitur rivalitetit me Milanin që mban vendin e parë në kampionat.

Interi pas humbjes me Sampdorian zbriste në stadiumin Olimpico për të arritur një fitore përballë verdhkuqve që mbajnë vendin e tretë për momentin në kampionat.

Goli i parë u shënua nga verdhëkuqtë nga Pellegrini në minutën e 17-të, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. Në të dytën kemi një Inter për të rrezikshëm që kërkon të përmbysë rezultatin.

Goli i barazimit vjen nga mbrojtësi Skriniar në 56-ën minutë me kokë pas gjuatjes së kornes, ndërsa avantazhi i zikaltërve do të vinte në minutën e 63-të. Hakimi shënon një super gol.

Kjo ishte një përmbysje e madhe për zikaltërit, por që verdhekuqtë nuk hoqën dorë dhe në vazhdimin e takimit, ritën sërish ritmin ndërsa barazimin e arritën falë golit të mbrojtësit Mançini në minutën e 86.

Në minutat e mbetura, Roma u shfaq prapë më kërkuese por në fund gjithçka u mbyll në barazim 2-2. Pas kësaj ndeshje, Roma mbetet në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Interi lë sërish pikë pas humbjes së javës së kaluar, megjithatë është sërish në vendin e dytë me 37 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore