Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO - Dueli i çmendur i Formula 1 / Hamilton përfundon nën rrotat e Max Verstappen

VIDEO - Dueli i çmendur i Formula 1 / Hamilton përfundon nën

Britaniku Leëis Hamilton dhe holandezi, Max Verstappen janë në garën për titullin kampion të Formula 1 dhe sa më shumë gara shkohet drejt fundit, aq më e ashpër po bëhet lufta për titull.

Dy pilotët u përfshinë në një incident të frikshëm në një kthesë të dyfishtë të pistës së Monzës. Verstappen u përpoq ta parakalojë nga brenda pilotin britanik, por kontakti me rrotat e parme bëri që makina t’i kërcejë dhe të fluturojë sipër kokës së Hamilton.

Fatmirësisht, Hamiltonin e shpëtoi mbrojtësja mbi kokë dhe kaska, ndërsa që të dy pilotët u përjashtuan nga gara, duke bërë që çmimi i madh i Monzës t’i shkojë Daniel Riçiardos.

Renditja e përgjithshme në krye nuk ndryshon, Verstappen mbetet pesë pikë para Hamilton, ndërsa në fund të garës të dy pilotët fajësuan njëri-tjetrin. Britaniku e akuzoi holandezin se u tregua oportunistik, ndërsa holandezi u mbrojt duke thënë se në atë kthesë në formë S, Hamilton nuk duhej t’i kishte prerë rrugën.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore