Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ “Digjet” Milano! Festa e tifozëve të Interit pasi skuadra u kulaifikua në finalen e Champions League

VIDEO/ “Digjet” Milano! Festa e tifozëve të Interit pasi

Më 22 maj 2010, Interi arriti të fitojë Champions League të fundit. Ishte në “Santiago Bernabéu” dhe, që atëherë, kanë kaluar trembëdhjetë vjet. Trembëdhjetë vite në të cilat Interi mungonte në një finale... deri më tani.

Pasi mposhtën fqinjët e tyre të Milanit (2-0 dhe 1-0) në gjysmëfinale, skuadra e Inzaghit arriti të kualifikohej në finalen e Stambollit dhe tifozët e tyre lyen zikaltër rrugët e qytetit italian.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Duomo për të festuar klasifikimin e ekipit të tyre. Muzikë, fishekzjarre dhe shumë hare deri në orët e para të mëngjesit. Interi tashmë ka blerë biletën për në Stamboll dhe aty do të presë Real Madridin apo Manchester Cityn.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore