Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Debutimi si titullar nuk i shkon mirë, Rrahmani e “katranos” me Napolin

VIDEO/  Debutimi si titullar nuk i shkon mirë, Rrahmani e

Ndërsa te Lazio, Strakosha ngroh stolin, në ndeshjen mes Udinezes dhe Napolin në fushë ishin titullarë dy shqiptarët, Elseid Hysaj dhe Armir Rrahmani.

Rrahmani luajti në ndeshjen e kaluar tre minutat e para me fanellën e Napolit, ndërsa në sfidën e sotme ndaj Udinezes në transfertë, trajneri Xhenaro Gatuzo mendoi t’i rezervonte një fanellë titullari. Mirëpo, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka qenë i pafat dhe ka bërë një gafë e cila ka ndëshkuar ekipin e tij.

Teksa, Napoli kishte kaluar në avantazh me golin e Insinjes, të kaltërit pësuan pas gabimit të Rrahmanit, i cili ktheu pas topin te portieri i tij, por pasimi nuk ishte i saktë dhe aty Kevin Lazanja përfitoi për të  tundur rrjetën dhe barazuar rezultatin. Ky gabim duket se i kushtoi Rrahmanit, pasi Gatuzo e zëvendësoi menjëherë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore