Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ 'Bomba' e Cikalleshit nuk mjafton, Shqipëria mposhtet në Çeki

VIDEO/ 'Bomba' e Cikalleshit nuk mjafton, Shqipëria mposhtet

Perla e Cikallashit nuk i ka mjaftuar Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi është mundur 3-1 nga Çekia në një takim miqësor të zhvilluar në Pragë.

Në këtë miqësore Kombëtarja mendoi më shumë për sulmin, por e pësoi në fazën mbrojtëse, ku gabimet ishin të shumta.

18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Schick,, pas një hapje të mbrojtjes tonë.

Në fundin e pjesës së parë, Cikalleshi realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga rreth 25 metra, duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Reja tentoi më shumë në fazën sulmuese, por Çekia u tregua më e fortë duke realizuar edhe dy gola të tjerë. Kështu rezultati u vulos  në 3-1. Në fund, Bare pati mundësi për ngushtimin e diferencës, por goditja e tij u ndal në shtyllë.

Protagonist gjatë lojës u bë edhe trajneri Reja, i cili u përplas në tokë nga një lojtar çek.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore