Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video bëhet virale/ "Ku është topi", ndeshja mes Përmetit dhe Labërisë pjesë e rrjeteve sociale

Video bëhet virale/  "Ku është topi", ndeshja mes

Videoja e ndeshjes së "çmendur" ndërmjet Përmetit dhe Labërisë bëhet virale në arenën ndërkombëtare. Edhe pse në një fushë futbolli, ndeshja e zhvilluar disa ditë më parë ngjante sikur fubtollistët po luanin vaterlpolo.

Siç shihet dhe në video, futbollistët kanë luajtur në kushte të mjerueshme, pasi fusha është "pushtuar" nga uji dhe është thuajse e pamundur për t'u zhvilluar një ndeshje normale futbolli.

Ndeshja u luajt deri në minutën e fundit dhe u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të ekipit të Labërisë. Ndërsa arbitri nuk ka preferuar që sipas rregullores të ndërpresë ndeshjen për disa minuta apo për ndonjë ditë tjetër.

Video e postuar e kësaj ndeshjeje të kategorisë se dytë është bërë virale dhe në botë. Ka qenë një prej faqeve më të njohura të sportit (veçanërisht futbollin) “433”, që ka publikuar pamjet në rrjetin e tyre social Instagram.

"Fusha duket e mrekullueshme, le të luajmë!", ironizon rrjeti social. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore