Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vetëm një ditë larg/ Kombëtarja rinis përgatitjet për përballjen më Armeninë, ja ndryshimet

Vetëm një ditë larg/ Kombëtarja rinis përgatitjet

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja grupi ka zbritur në fushën e kompleksit Tropikal në orët e paradites për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, kryesisht me lojtarët që nuk u aktivizuan apo me ato që u aktivizuan vetëm pak minuta në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Italisë.

Ndërsa lojtarët titullarë kanë zhvilluar një seancë të reduktuar me ushtrime dhe pa ngarkesa fizike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për miqësoren me Armeninë do të ketë sërish ndryshime në listën e kombëtares. Sulmuesi Armando Broja, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen me Italinë pas një problemi në kavilje, i është nënshtruar testeve mjekësore dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe stafin teknik, është konkluduar se ai nuk mund të jetë i gatshëm për miqësoren e së shtunës. Kësisoj, sulmuesi është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer pranë klubit të tij.

Sakaq, për ndeshjen e së shtunës nuk do të jenë të gatshëm as mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Myrto Uzuni, të cilët janë larguar gjithashtu nga grumbullimi. Të dy lojtarët do të rikthehen me klubet sipas akordit paraprak mes palëve pasi janë të impenjuar këtë fundjavë në ndeshjet e kampionateve respektive ku aktivizohen.

Sa i takon pjesës tjetër të lojtarëve aktualisht nuk ka probleme me dëmtimet, ndërkohë që skuadra do të zhvillojë të premten në ora 15:00 stërvitjen zyrtare në Tropikal para ndeshjes me Armenisë, kurse konferenca zyrtare për median me trajnerin Reja dhe një lojtar do të zhvillohet në ora 14:30 po në Durrës./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore