
Vetëm 8 muaj pas vdekjes/ Si u shemb 'perandoria' e ndërtuar nga Raiola, dy gratë që i dhanë "goditjen fatale"
Bota e futbollit u shokua vitin e shkuar pas lajmit se Mino Raiola, një nga menaxherët më të fuqishëm të sportistëve ndërroi jetë.
Në pak vite Raiola u bë një nga menaxherët më të famshëm dhe negocioi transferta spektakolare, kështu që mundi të merrte më shumë se 30 milionë euro nga komisionet. Pas vdekjes së italianit, agjencinë e menaxhimit e mori avokatja Raffaella Pimenta dhe Vincenzo Raiola, por mediat italiane shkruajnë se në vetëm tetë muaj arritën të shkatërronin gjithçka.
Edhe pse agjencia ka menaxhuar rreth 76 futbollistë dhe trajnerë, shumica e tyre janë larguar pas vdekjes së Raiolës, ndërsa besnik janë vetëm Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Donnarumma dhe Verratti.
Megjithatë problemet e reja u ngritën kur Vincenzo dhe Raffaella filluan të bënin një luftë personale se kush do të ishte në krye të agjencisë dhe tani përflitet se të dy do të ndajnë lojtarët, duke i dhënë fund kështu perandorisë së futbollit që Raiola ndërtoi për disa vite.








Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…
Aktualitet

Ndryshojnë linjat e autobusëve! Risia në transportin urban të Tiranës
Historia e plotë >
E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >

