Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Vetëm 19 vjeç në Bundesligë/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në elitën e futbollit gjerman

Vetëm 19 vjeç në Bundesligë/ Kush është talenti

Tim Civeja është mesfushori shqiptar 19-vjeçar që ka debutuar në Bundesligë ditën e djeshme me klubin e tij të Augsburgut ndaj Verder Bremenit në transfertë.

Mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm për 4 minuta dhe ka dale nga ekipi zinxhir të Augsburgut pasi ka shkëlqyer nga ekipet e moshës ai me meritë është thirrur nga trajneri i ekipit bavarez, Herrlik. Civeja është lindur dhe rritur në Gjermani dhe është me origjinë nga Berati.

Sipas “Transfermarkt.de”, kartoni i tij vlerësohet rreth 300.000 euro.

Djaloshi shqiptar ka një të ardhme të ndritur dhe shumë shpejt mund t’a shohim të grumbulluar në Kombëtaren shqiptare nëse vazhdon me këto ritme dhe paraqitje në Gjermani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore